14:50 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018

Gjergj, a je ti? Pas emërimit si ambasador e ‘qon në qiell’ shtetin e Turqisë

Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj si duket i ka bërë efekt emërimi i tij në postin e diplomatit në Shkup, sa i përket qasjes ndaj Turqisë.

Ndonëse ditë më parë kishte thumbuar thuajse çdo ditë, përmes statuseve në “Facebook”, ai sot dha një deklaratë ndryshe prej herave të kaluara.

Sipas tij, shteti të cilin e udhëheq Rexhep Taip Erdogan është vend strategjik për Kosovën.

Postimi i plotë:
Ne Shkup do te jam përfaqësues i Republikës se Kosovës, i te gjitha komuniteteve pa dallim etnie, gjuhe,religjioni dhe ideologjie politike. Turqia është shtet mike e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është partner strategjik i Republikës se Kosovës, kurse Serbia e sotme, me te cilën duhet ta tejkalojmë te kaluarën dhe te kemi njohje dhe bashkëpunim reciprok fqinjësore dhe ndërshtetërore!