11:29 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjermanët nisen kokulur për në shtëpi (Video)

Kampionati Botëror për Gjermaninë ka përfunduar që dje me humbjen historike kundër Koresë.

Njëra nga skuadrat favorite do të kthehet në shtëpi shumë më herët saqë kishin planifikuar, shkruan indeksonline.

Ata gjatë ditës së sotme janë nisur drejtë Gjermanisë, ku përveç turpit do të përballen edhe me kritikat nga opinioni.

Disa video që janë publikuar janë parë futbollistët duke shkuar në aeroport për udhëtim drejt Berlinit. /IndeksOnline/