15:26 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjermanët të zemëruar, detyrohen t’i paguajnë 13,2 miliard shtesë për të kompensuar largimin e Britanisë nga BE

Gjermania do të detyrohet t’i paguajë një shtesë prej 13,2 miliard paund në vit BE-së pas Brexit-it, në një lëvizje që ka shkaktuar zemërim midis gjermanëve që tashmë janë kontribuesit më të mëdhenj të bllokut.

Gjermania duhet të gjejë para shtesë për të kompensuar mungesën e buxhetit të BE, pasi Britania e Madhe u largua.

Shuma do të rrisë kontributin vjetor bruto të Gjermanisë në Bruksel në një shumë masive prej 40 miliardë paund.

Këto para do të ndihmojnë për të mbushur vrimat në buxhetin e BE, pas largimit të Britanisë së Madhe nga Evropa.

Kjo pagesë, ka ngjallur zemërim të madh midis gjermanëve. /IndeksOnline/