22:04 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjermani blen dy vetura Smart, vetëm mos ti lejoj të tjerët të parkojnë te rruga e tij

Një pronar shtëpie në lagjen Oberkassel të Dusseldorf-it, ka bërë një nga zgjidhjet më të shtrenjta rreth problemit të parkingut afër rrugës së tij.

Ai bleu dy vetura Smart vetëm për t’i lënë të parkuara pezull në rrugën e tij, e që të tjerët mos të kenë vendparkim, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportimeve, arsyeja nuk ishte vetëm se ishte lodhur nga njerëzit që i bllokojnë hyrjen me vetura, të cilat do të ishin natyrisht ilegale, por atë e pengonin edhe veturat e parkuara ligjërisht, dhe ndjeu se nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për veturën e tij SUV (xhip) .

Dy veturat Smart duket se kanë kryer detyrën e tyre si roje për 3 vjet, dhe kjo është e gjitha ligjore.

Sipas Zyrës së Menaxhimit të Trafikut në Dusseldorf, për aq kohë sa makinat janë të afta për vozitje, nuk ka kufizime që ato të mos lejohen të qëndrojnë aty.

Fqinjët raportuan se vetëm njëherë kanë parë të dy veturat të lëvizën, me gjasë për t’u regjistruar. /IndeksOnline/