18:51 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Porsche dënohet me 535 milionë euro

Prokurorët gjermanë kanë vendosur një gjobë të madhe ndaj markës Porsche, në lidhje me skandalin e emetimeve që filloi nga kompania mëmë Volkswagen.

Prodhuesi gjerman Porsche që është nën ombrellën e VW, u gjobit të martën me 535 milionë euro për pjesën e tyre të fajit në skandalin “Dieselgate”.

Kjo është vetëm gjoba e radhës – në një mori gjobash kundër VW për përdorimin e softuerit për të fshehur nivelin e vërtetë të emetimeve të dëmshme nga makinat me naftë, shkruan IndeksOnline.

Skandali “Dieselgate” shpërtheu në vitin 2015 kur VW pranoi të manipulonte 11 milionë makina në nivel global për të mashtruar testet e emetimeve.

Një proces gjyqësor është duke vijuar edhe ndaj kompanisë për prodhimin e pompave të motorit “Bosch”, raporton Der Spiegel.

Tani Porsche ka hequr nga përdorimi 99 mijë vetura, për shkak të defektit me motora dizel.

Për të njejtën shkelje ka pësuar edhe Volkswagen më herët që është gjobitur me 600 milionë, si edhe Audi që është gjobitur vitin e kaluar me 800 milionë euro. /IndeksOnline/