10:25 / E Martë, 12 Prill 2022 / B O

“Gjermania ia bëri të qartë Edi Ramës se nuk e njeh Ballkanin e Hapur”, ish-zv.ministri i MPJ-së ka një thirrje për kryeministri shqiptar

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz nuk e njeh ‘Ballkanin e Hapur’. Këtë ia ka bërë të qartë dje në takim Edi Ramës.

Ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka thënë se Rama e mori goditjen më serioze për këtë nismë të dështuar dhe se është koha e fundit që ai të heq dorë nga “Open Ballkan”.

“Kancelari Scholz ia bëri të qartë dje Ramës se njeh vetëm Procesin e Berlinit dhe se nuk e njeh Ballkanin e Hapur. Është koha e fundit që Rama të heq dorë nga kjo iniciativë serbo-ruse. Ballkani i Hapur është shpresa e fundit e Putinit dhe Vuçiqit për të patur ndikim në Ballkan. Kur Gjermania s’të njeh, kush tjetër në Evropë është më me rëndësi që të njeh?” ka thënë Dreshaj në reagim.