13:16 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjermania urdhëron Mercedesin t’i tërheq nga tregu 690,000 makina

Ministria Federale e Transportit dhe Infrastrukturës në Gjermani konfirmoi të hënën se prodhuesi Daimler AG do të duhet të tërheq 690,000 makina dizel në të gjithë Evropën, mbi manipulimin e softuerëve të emetimeve të naftës.

Sipas gazetës Bild, 280,000 nga 690,000 makina do të tërhiqen vetëm në Gjermani.

Ministria kërkon që Daimler të heqë sistemin e softuerit që kërcënon rritjen e emisioneve toksise të oksidit të azotit, transmeton IndeksOnline.

Modelet e prekuara janë Mercedes Vito dhe modelet C-Class, E-Class dhe G-Class.

Marka gjermane ka shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me autoritetet, por duke këmbëngulur se ajo nuk ishte e angazhuar në mashtrime të paligjshme.

I ashtuquajturi skandali i naftës, që përfshin një numër të prodhuesve të makinave gjermane, daton që nga viti 2015, kur Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) akuzoi Volkswagen Group. Që nga ajo kohë, Gjermania ka nisur një sërë hetimesh në sistemet e veta për emetimin e makinave. /IndeksOnline/