19:35 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjest i bukur, politikani kosovar motivon dy skuadrat nga Liga e Parë në një mënyrë të veçantë

Kandidati për deputet nga ana e AAK-së, Gani Dreshaj po i qëndron shumë afër sportit në komunën e Istogut.

Deputeti në mandatin e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka ndarë shpërblim motivues për golashënuesit e ndeshjes Istogu – Onix, në kuadër të Ligës së Parë.

Enis Miranaj ishte fatlumi i cili fitoi shpërblimin e Gani Dreshajt pasi realizoi dy gola.

Ky është njoftimi i tij:

Pasdite e bukur në stadiumin e Istogut duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Onixit të Banjës dhe Trepçës nga Mitrovica.

E përgëzojë trajnerin Gani Meta për organizimin dhe lojën e bukur të Onixit që rezultoi me fitore.

Para fillimit të sezonit unë u kam premtuar shpërblime motivuese golashënuesve të KF Istogut dhe KF Onixit.

Enis Miranaj për të dytën herë ishte fatlum pasi që shënoi dy gola. Dhe sigurisht që përveç një dhurate modeste, meritoi edhe një përqafim .

Të mërkurën do të jem në stadium për të ndjekur nga afër KF Istogun në ndeshjen e radhës dhe shpresoj që të dy palët të ndahemi të lumtur.

Jam përpjekur që disa vite të ndihmojë financiarisht sportin vendor dhe premtoj se do ta bëj këtë edhe në të ardhmen.