23:57 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjest i jashtëzakonshëm i Mustafit pasi mposhtën Chelsean (Video)

Arsenali është kualifikuar në finale të EFL Kupës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale ka mposhtur Chelsean.

Në këtë ndeshje të plotë kanë qenë dy futbollistët shqiptar, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Gjermanisë ka dhuruar fanellën një tifozi që brohoriste emrin e tij.

Kujtojmë se Arsenali në finale do të luaj me Manchester Cityn. /IndeksOnline/