21:23 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjesti i Caballeros krijon debat, kjo është arsyeja pse e bëri

Çfarë ka dashur të thotë Willy Caballero? Çfarë fshihet me qëndrimin e tij gjatë himnit të Argjentinës para ndeshjes kundër Islandës, që ngjalli shumë kuriozitet? Nuk nisën notat e himnit argjentinas para ndeshjes së luajtur në Moskë, Caballero habiti të pranishmit duke marrë një pozicion ndryshe nga shokët e tij të ekipit…

Në rrjetet sociale nisi seria e batutave dhe arsyeve për sjelljen e portierit të Chelsea, por përgjigja e misterit erdhi nga “La Nacion”: sjellja e portieri të Argjentinës tregoi një patriotizëm të theksuar nga ai, pasi u drejtua nga vendi ku po valëviste flamuri i kombit.

Nuk ka qenë një veprim i bërë për herë të parë nga Caballero që ka thënë: “Kur dëgjoj himnin, dua të shoh flamurin në shenjë respekti.”