18:01 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjigantët e Premierligës kërkojnë yllin shqiptar, ai vendos të rinovoj

Lista e futbollistëve shqiptar në Premierligë mund të shtohet gjatë verës me Arsenalin dhe Manchester United në kërkim të yllit të Kombëtares.

Sipas mediave angleze, United dhe Arsenali janë duke kërkuar me ngulm mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj.

Klauzola e tij është 50 milionë euro dhe skuadra italiane është vënë në aksion që të mos e humbas mbrojtësin.

Hysaj ka kontratë deri në vitin 2021 ndërsa Napoli po kërkon zgjatje me rritje të ndjeshme të pagës dhe rritje të klauzolës së lirimit.

Megjithatë, dy gjigantët e Premierligës janë në bisedime me agjentin e Hysjat, Mario Giuffredi dhe vetë futbollisti do të vendos për të ardhmen. /IndeksOnline/