14:10 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjiganti anglez dështoi në ofertën për Leonardo Bonuccin

Manchester Unitedi dështoi në verë me një ofertë për ta transferuar mbrojtësin, Leonardo Bonucci, i cili përfundoi te Juventusi.

Siç shkruan The Sun, Bonucci ishte në listën e dëshirave primare të Jose Mourinhos.

Megjithatë, Man Unitedi u ndalë te transferimi i Bonuccit, shkaku i çmimit të lartë për shkak se ai është 31-vjeçar, transmeton IndeksOnline.

Tutje, gazeta shkruan se Mourinho e shihte ish-anëtarin e Milanit si lojtar ideal për ta përmirësuar mbrojtjen e tij.

GJiganti anglez ka qenë i lidhur edhe me lojtarët si Harry Maguire, Diego Godin dhe Jerome Boateng, por dështoi ta arrijë këtë.

Bonucci, nga ana tjetër, u rikthye në Juventus në një marrëveshje shkëmbimi me Mattia Caldaran në vlerë të 35 milionë euro./IndeksOnline/

Image result for jose mourinho