22:01 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjiko nuk ndalet, paralajmëron këngën e re

Pas suksesit të padiskutueshëm të këngës “Si Bugatti” ,që ishte në bashkëpunim me Skerdin, Gjiko nuk e ka ndërmend të ndalet. Gjatë ditës përmes rrjetit social Instagram ai ka paralajmëruar se kënga e tij e re po vjen së shpejti, transmeton Indeksonline.

“Kënga e re së shpejti” ka shkruar në postimin e tij në Instagram. Ai për momentin është duke shijuar pushimet me të fejuarën e tij Elita Rudi.  Gjiko pati një verë të suksesshme, ku publikoj mix-tapin, “Energjiko” që korri sukses.

Po ashtu këtë verë, ai u fejua me Elita Rudin, që për këtë të fundit po spekulohet se është shtatzënë por ende nuk ka konfirmuar asgjë çifti. /Indeksonline/