12:04 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjilan: Babai i dehur kërcënon vajzën me thikë, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zhegër të Gjilanit, i cili dyshohet se derisa ishte i dehur ka kërcënuar me thikë vajzën e tij.

“Rreth orës   21:30 në fshatin  Zhegër, komuna  Gjilan, nga ana e Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari  shqiptar shtetas i Kosovës, pasi që dyshohet se në shtëpinë e tij, pas një mosmarrëveshje me një armë të ftohtë (thikë) ka kanosur vajzën e tij.  Pas arrestimit i dyshuari është shoqëruar në SP-Gjilan ku me alkool test i është matur prania e alkoolit në organizëm me ç ‘rast ka rezultuar 2.8 promila”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili të dyshuarit i ka lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 orë. /Indeksonline/