08:56 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Gjilan, burri kërcënon me armë dhe e rrahë bashkëshorten e tij

Policia e Kosovës mbrëmë mori një ankes për një rast ” Dhunë në Familje”, në fshatin Shillovë komuna Gjilan.

Policia e Kosovës (PK)me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para msohet se viktima e rastit bashkëshortja e të dyshuarit Z. A. gjersa ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Shillovë është “sulmuar, rrahur dhe kanosur” me armë nga bashkëshorti i saj A.V.

Viktima është dërguar në Qendrën emergjente  për tretman mjekësor dhe gjendja e saj shëndetësore sipas mjekut është stabile.

Me urdhër të Gjyqtari të procedurës paraprake për krime të rënda në Gjilan, mbrëmë me 28 maj 2021 duke filluar nga ora:19:45-20:05h është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit MSK

A.V.(1983) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në objektin përcjellës në garazhë janë gjetur dhe sekuestruar si  dëshmi materiale për gjykatë:

1. Nëntëmbëdhjetë  (19) copë fishekë të kalibrit 09mm.

2. Tre (03) cope fishekë   te kalibrit 7.65 mm.

3. Një pistoletë te markës “CRVENA ZASTAVA ” ngjyre e zeze M70 , e kalibrit 7.65mm,prodhim Jugosllav dhe

4. Një karikator të zbrazët të pistoletës 7.65 mm

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti  ,,Armëmbajtje pa leje-Dhunë në familje dhe Kanosje me arme’’

Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorin Themelore.