15:04 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjilani ia thellon krizën Vllaznisë, Llapi vazhdon me humbje

Skuadra e Gjilanit ka fituar në xhiron e 22’të të Vala Superligës së Kosovës.

Klubi nga Anamorava mposhti fqinjin e saj, Vllazninë e Pozheranit me rezultat minimal 1 me 0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Armend Thaqi në minutën e 78’të.

Me këtë fitore Gjilani ngritet në kuotën e 35 pikëve, kurse Vllaznia e fundit me 12 pikë.

Humbje të befasishme pësoi Llapi, e cila u mposht nga Liria me rezultat 2 me 0.

Me këtë humbje Llapi përshëndetet nga titulli, pasi ka vetëm 34 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Liria në pozitën e tretë me 37 pikë./IndeksOnline/