11:47 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Gjilani merr lajmin e mirë para ndeshjes me Arbërinë, rikthehet ylli i skuadrës

Skuadra e Gjilanit ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me KF Arbërinë.

Futbollisti, Besar Musolli është rikthyer dhe është i gatshëm për ndeshjen e sotshme që fillon nga ora 13:00. Kjo ndeshje transmetohet live nga Art Motion, transmeton Indeksonline.

Musolli kishte një lëndim dhe nuk u paraqit në ndeshjen e kaluar kundër Drenicës.

Tek “Skifterat” për sot mungojnë: Sorsa, Kurtaj, Keita Razak dhe Tomislav Bushiç./Indeksonline/