11:16 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjilani merr një lajm fantastik para derbit me Dritën

Gjilani dje i ka bërë përgatitjet e fundit para derbit të sotëm em Dritën.

Skuadra gjilanase u stërvitë në fushën e stadiumit përreth një orë, ku futbollistët u panë të fokusuar.

Dhe trajneri, Sadat Pajaziti ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Pajazitit i është bërë e ditur se përveç Muçës, asnjë lojtar tjetër nuk është duke vuajtur nga ndonjë lëndim.

Pra, kryetrajneri i Gjilanit mund të llogaritë te shumica e lojtarëve të tij për derbin e sotëm.

Morali dhe dëshira e futbollistëve të Gjilanit duket të jetë mjaft e lartë para takimit./IndeksOnline/