16:43 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjilani ndal Feronikelin, Trepça ’89 dhe Llapi ndalën në paqe

Feronikeli është mposhtur pas një serie prej shtatë fitoreve radhazi.

Skuadra nga Drenasi është mposhtur nga Gjilani me rezultat minimal 1-0, shkruan indeksonline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Marques Lopes në minutën e 66-të të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër Trepça ’89 dhe Llapi luajtën barazim me rezultat 1-1.

Gucev kaloi mitrovicasit në epërsi në minutën e 16-të të ndeshjes, ndërsa barazoi Alidemaj në minutën e 26-të.

Dy skuadrat luajtën me nga një lojtar më pak në pjesën e dytë pas ndëshkimit me të kuq të Zhdrellës dhe Gucev. /IndeksOnline/