16:34 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjilani në stinorin e ri synon titullin e kampionit dhe Digitalb Kupën

Pas shkarkimit të trajnerit Sadat Pajazitit, Gjilani ende nuk e ka gjetur trajnerin e ri. “Skifterat” nuk do të nguten për të zyrtarizuar pasardhësin e Pajazitit për një arsye.

Këshilltari i presidentit të Gjilanit Florim Zuka, Naser Ajeti, ka deklaruar për Indeksonline që vitin e ardhshëm do të synojnë dy garat.

“Trajneri ri do të vijë shpejtë për ta përgatitur ekipin për edicionin e ardhshëm. Ne do t’ia plotësojmë çdo kërkesë sa i përket transfereve. Edhe trajnerët e kaluar kanë qenë totalisht të lirë në punën e tyre. Edicionin e ardhshëm ne do të synojmë titullin edhe Digitalb Kupën” deklaroi Ajeti.

Gjilani aktualisht ndodhet në vendin e 5-të në Superligë me 29 pikë, 3 më tepër se zona e barazhit. /Indeksonline/