17:19 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjithçka e kryer, Real Madrid pranon ofertën e Juventusit

Real Madrid sot pritet të nënshkruaj me Juventusin.

Sipas mediave spanjolle dhe italiane, Real Madrid ka pranuar ofertën e Juventusit në vlerë prej 105 milionë euro, shkruan indeksonline.

Presidenti i Zonjës së Vjetër, Andrea Agnelli ka udhëtuar në Greqi ku po qëndron për pushime Ronaldo dhe gjatë mbrëmjes mund të nënshkruaj kontratën.

Paga e portugezit te Juventus pritet të jetë rreth 30 milionë euro, 23 më shumë se futbollistët me pagën me të lartë te Kampionët e Italisë. /IndeksOnline/