75 Mall Live Search
10:55 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjithçka gati, Ibrahimovic pranë kalimit te gjiganti evropian

Milani i është futur bisedimeve me ish-sulmuesin e skuadrës, Zlatan Ibrahimovic për ta transferuar në janar, gjithnjë sipas Calciomercato.

Gazetari i Sky Sports dhe The Guardian, Fabrizio Romano më parë ka shkruar se 37-vjeçari dhe klubi italian janë të interesuar që ta arrijnë këtë marrëveshje.

Calciomercato, duke u bazuar te eksperti i transferimeve, Daniele Longo, ka raportuar se ”Rossonerët” e kanë kontaktuar agjentin e Ibrahimovic, Mino Raiola, transmeton IndeksOnline.

Credit: PA

Edhe në muajin e kaluar është raportuar se ish-anëtari i Barcelonës dhe Interit mund të rikthehet në ”San Siro”.

Sulmuesi i LA Galaxyt, përndryshe, e ka filluar mjaft mirë karrierën në MLS, ku ka bërë 27 paraqitje, duke shënuar 22 gola.

Përveç kësaj, Ibrahimovic ishte i lidhur edhe me një rikthim në Man United, por tani destinacioni i tij i radhës duket të jetë Milani./IndeksOnline/