13:56 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjokoviq tregon pse është tifoz i kroatëve, e komenton edhe luftën Serbi-Kroaci

Novak Gjokovic ishte njëri prej sportistëve të famshëm që mbështeti Kroacinë në Botëror dhe që e uroi i pari Luka Modricin, pasi u zgjedë futbollisti më i mirë në botë.

Megjithatë, Serbia nuk e ka pritur aspak mirë lajmin për mbështetjen e Gjokovic për futbollin kroat.

”Kjo ka shkaktuar mua disa frika tek unë”, tha Gjokovic për RTS para se të shpjegojë se pse e mbështeti Kroacinë në Kampionatin Botëror në Rusi, transmeton IndeksOnline.

”Si mund t’ju tregoj juve. Të gjithë e kanë opinionin e tyre dhe të drejtën për ta shprehur siç duan”.

Image result for djokovic modric

”Unë e kam bërë këtë shumë herë. Kam shumë miq në Kroaci dhe besoj se ka njerëz në Serbi që kanë miq në Kroaci”.

”Kam shumë miq sportist në Kroaci dhe kam raporte të mira me ta”, tha Gjokovic, teksa më pas u duartrokitë në studio.

”Kemi shumë ngjashmëri mes vete.. gjuha, kultura, tradita. Nuk dua të hyjë nga politika, dhe më vjen keq nëse dikush preket nga kjo”, theksoi Gjokovic.

Më pas, Gjokovic iu referua edhe luftës, Kroaci – Serbi.

Image result for djokovic

”Jam absolutisht i vetëdijshëm për gjithçka që ka ndodhur. Nuk kam marrë pjesë direkt në luftë, nuk ishte atje”.

”Por, e di se shumë njerëz kanë humbur të dashurit e tyre. Lufta nuk është gjë e mirë për askënd”, përfundoi tenisti serb./IndeksOnline/