09:41 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjuajtën gjyqtarin me shkrepsë, pritet dënim për Gjilanin

Komisioni i Garave i Superligës në përbërje me Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 23.10.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve.

Andaj, duke u bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, ka marrë disa vendime.

Ndër vendimet që bijnë në sy është edhe hapja e procedurës disiplinore ndaj Gjilanit, pas një incidenti në ndeshjen e fundit, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të FFK-së, tifozët gjilanas gjuajtën me shkrepsë gjyqtarin anësor, F.Sekiraqa.

Megjithatë, gjyqtari në fjalë nuk u qëllua nga mjeti në fjalë dhe i shpëtoi ndonjë lëndimi.

Përndryshe, Gjilani ka të drejtë ankese deri në 3 ditë, teksa vebndimi përfundimtar i Federatës pritet të merret së shpejti./IndeksOnline/