Gjuajtje me armë zjarri në parkun e Taukbahçes, plagoset një 22 vjeçar
Para pak çastesh, në parkun e quajtur “Taukbahçe” në kryeqytet, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në këtë park. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje, ku një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit. Viktima e këtij rasti mashkull L.D 22 vjeç, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar disa nga personat e përfshirë në rast dhe janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Akoma nuk raportohet për të arrestuar që ndërlidhen me rastin. /Indeksonline/