Gjuajtje me armë para koncertit të Ice Cube
Gjuajtje me armë në Del Mar, ku ishin duke u mbajtur garat me kuaj dhe ku më vonë do të mbante koncert reperi i njohur Ice Cube, raporton TMZ.
Sipas raportimeve të policisë, i dyshuari kishte ardhur për të kërkuar një biletë por pasi që nuk kishte pasur ai kishte filluar të gjuante me armë drejt turmës së njerëzve. Oficerët e policisë ju përgjigjën duke gjuajtur në drejtim të tij. I dyshuari është dërguar në spital dhe gjendja e tij ende nuk dihet, por besohet të ketë vdekur.
Crazy audio from TVG of possible gunfire at @DelMarRacing. @10News is en route for coverage. Scary. pic.twitter.com/edz17sstzq
— Ben Higgins (@BenHigginsSD) September 3, 2018
Përveç të dyshuari askush tjetër nuk është lënduar. Koncerti i Ice Cube është shtyrë për një datë të pacaktuar. /Indeksonline/