10:04 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjuajtje me armë në një restaurant të Kaçanikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Llanishtë të Kaçanikut është raportuar për gjuajtje me armë në një restaurant.

“Është raportuar për gjuajtje me armë në një restorant. Në vendin e ngjarjes është hasur i dyshuari mashkull K-Shqiptar nga i cili është konfiskuar një revole me një karikator dhe dy fishekë. I dyshuari është shoqëruar ne stacion policor dhe pas intervistimit në konsultim të prokurorit është liruar në procedurë te rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/