15:29 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjuetia ndaj drogës në veriun e Mitrovicës (Video)

Aksioni i udhëhequr nga Njësia e Antidrogës, e cila vepron në veri të vendit, ka përfunduar me shkatërrimin e një rrjeti dilerësh.

Zyrtari policor përgjegjës për hetimin ka treguar se rrjeti ishte mbikëqyrur për disa javë nga Policia.

“Kemi konfiskuar rreth 220 paketime të drogës të cilat janë të gatshme për treg”, ka thënë zyrtari policor.

I njëjti ka sqaruar se grupi shiste narkotikët në rrugët e Mitrovicës së Veriut.

Në filmimet e transmetuara shihen paketimet e përgatitura për treg.