21:01 / E Hënë, 19 Nëntor 2018

Kështu ‘lulëzon’, droga në një fshat të Drenasit!

Policia e Kosovës në fshatin Vërboc të Komunës së Drenasit ka hasur në një serrë të mbjellë me bimë të llojit kanabis të cilat i ka asgjësuar duke i djegur.

Policia e Kosovës kishte marrë informacione në rrugë operative se një qytetarë në një pronë private kishte mbjellë bimë droge të llojit të kanabis.

Pas marrjes së informacionit, njësiti i Policisë së Kosovës e ka vizituar lokacionin meqë rast ka hasur në një serrë të mbushur me bimë të llojit kanabis.

Policia gjithashtu ka gjetur se i dyshuari i kishte prerë disa prej këtyre bimëve të llojit kanabis, të cilët kishte qenë duke i kultivuar për t’i bërë gati për treg.

Me urdhër të Prokurorit, Policia e Kosovës i kishte konfiskuar bimët dhe pastaj i kishte asgjësuar duke i djegur ato.