16:33 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjuriq fton serbët ta vizitojnë sa më shumë Kosovën

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka ftuar serbët që ta vizitojnë sa më shumë Kosovën.

“Vizitojeni Kosovën – zemrën tuaj”, u ka thënë serbëve Gjuriq.

Ajo këto deklarime i ka bërë në Panairin e Turizmit në Beograd.

“2018 ka të paktën 365 arsye për njerëzit që të vizitojnë djepin e spiritualitetit, traditës dhe identitetit tonë”, tha Gjuriq.

 

Temat: