22:03 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjuriq: Kosovarët po duan të blejnë kohë me Specialen, krimet e luftës nuk vjetërsohen

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se disa politikanë kosovarë po provojnë që t’i shmangen përgjegjësisë për 17 vjet.

Ai këtë e ka thënë  derisa ka komentuar rreth tentimit që të shfuqizohet Gjykata Speciale, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Krimet e luftës nuk vjetërsohen, politikanët kosovarë po provojnë ta blejnë një muaj, një vit tjetër, por kur e vërteta të ndodhë ajo do të jetë e dukshme”, ka thënë Gjuriq. /Indeksonline/