21:20 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjuriq lajmërohet pas kalimit të Merdares: Jam shumë keq!

Policia e Kosovës ka arrestuar sot drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.

Gjuriq është arrestuar pasi hyri ilegalisht në territor të Kosovës për të marrë pjesë në një takim ku diskutohej për dialogun Kosovë-Serbie.

Ndërkohë pas arrestimit ai u soll në stacionin ‘Qendër’ në Prishtinë ku qëndroj për pak minuta dhe më pas u dërgua në Merdare tek autoritete serbe, në n një siguri të shtuar të forcave policore

Pas kalimit të pikës kufitare të Merdares, Gjuriq ka kontaktuar me gazetarin e RTS-së, ku ka thënë se ndjehet keq raporton Indeskonline.

Ndërkohë duhet shtuar se gjatë arrestimit të tij Policia e Kosovës u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e qytetarëve serb që kundërshtonin arrestimin e tij. Gjuriq dhe disa ministrave të tjerë serb u ishte refuzuar kërkesa për qëndrim në Kosovë nga Ministria e Punëve të Jashtme./Indeksonline/