17:24 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjuriq nis takimin në veri të Mitrovicës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Ashtu siç ka raportuar Indeksonline gjatë ditës, Gjuriq po mban një takim rreth çështjeve të dialogut me Kosovën.

Vendi ku Gjuriq është duke zhvilluar takimin, është tek Shtëpia e Kulturës në veri.

Në takimin e sotëm pritej të merrte pjesë edhe Nikola Selakoviq, por i njëjti nuk kishte leje. Kurse, ministri Vladan Vukosavljeviq, sipas Policisë së Kosovës, kishte leje për t`u futur në Kosovë, por i njëjti ishte kthyer mbrapa, raporton Indeksonline.

Ndryshe, Gjuriq nuk ka pasur leje të hyjë në Kosovë por ai ka përdorur rrugët ilegale për t`u futur në vend./Indeksonline/