75 Mall Live Search
11:24 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjuriq: Nuk do të këtë takim mes Thaçit dhe Vuçiqit

Drejtor i Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq pas takimit me ndërmjetësuesen për dialog, Federica Mogherni ka thënë se nuk do të këtë takim mes Presidentit Thaçi dhe Vuçiq.

Kjo sipas tij për shkak se institucionet e Kosovës e kanë kërcenuar presidentin serb, raporton Indeksonline.

Gjuriq kritikoj edhe BE-në për shkak se nuk kanë reaguar ndaj deklaratëve të shqiptarëve të Kosovës

Sipas tij, Kosova nuk është e interesuar për dialog.

Gjuriq poashtu ka thënë se janë te gërditshme kërcënimet e liderëve të Kosovës edhe ndaj familjes se Presidentit Vuçiq, duke iu referuar komentit të deputetit Albin Kurti i cili para disa ditësh tha se nuk ka mbetur gjë tjetër pos martesës së djalit të Thaçit me vajzën e Vuçiqit./Indeksonline/