10:00 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjuriq thotë se Vuçiq në Kosovë do të sjellë vendim në interes të serbëve

Drejtori  i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën pranë Qeverisë Serbe, Marko Gjuriq ka deklaruar se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë po e presin me padurim vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi kjo vizitë sipas tij, do të thotë siguri për ata.

“Presidenti Vuçiq do të vijë të shohë të gjithë serbët në Kosovë. Ne presim me padurim këtë dhe ne do të dëgjojmë të gjitha argumentet dhe arsyet të cilat do të sjellin vendimin më inteligjent dhe më të mirë në interes të serbëve dhe Serbisë”, ka thënë Gjuriq për RTS.

Ndryshe, Vuçiq  pritet të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.

“Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë,

Në ora 15:40 në Leshak,

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak,

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviç,

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje”, agjenda e Vuçiqit.