Gjuriq tregon se cilët zyrtarë kosovarë e kanë të ndaluar hyrjen në Serbi
Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka treguar se cilët zyrtarë kosovarë mund të bëjnë vizita në Serbi, e cilët e kanë të ndaluar.
Gjatë një interviste për gazetën Novosti, në mes tjerash duke folur për zyrtarët kosovarë që e kanë të ndaluar hyrjen në Serbi, ai ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme, dhe ministri i Forcës së Sigurisë, e kanë të ndaluar hyrjen në Serbi, transmeton Indeksonline.
Kjo pasi, siç thotë ai, krahina jugore, nuk e ka këtë lloj funksioni.
Ndërsa, ai ka treguar se të gjithë zyrtarët e tjerë që ekzistojnë sipas rregullave ndërkombëtare lirshëm mund të kërkojnë leje për një vizitë.
“Të gjithë zyrtarët që ekzistojnë sipas rregullave ndërkombëtare mund të bëjnë thirrje lirshëm për një vizite dhe të lëvizin në vendin e tyre. Por kjo nuk është kështu kur bëhet fjalë për të ashtuquajturin ministrin e Punëve të Jashtme dhe po ashtu për ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse krahina jugore nuk e ka këtë lloj funksioni. Pjesa tjetër nuk do të ketë problem”, ka thënë Gjuriq./Indeksonline/