09:52 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjykata e Apelit merr vendim ndaj ankesës së Gruevskit

Në Gjykatën e Apelit sot duhet të mbahet seancë publike për ankesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, për dënimin me burg në rastin “Tank” për furnizimin e mercedesit luksoz.

Stafi pesë-anëtarësh i Gjykatës së Apelit përbëhet nga: Cvetanka Periq, kryetarja e Këshillit, gjykatësja Tanja Mileva dhe anëtarët Tanja Dukovska, Lidija Çapeva dhe Enver Bexheti, transmeton Alsat M.

Gjykata dje e shtyu këtë seancë për sot për shkak se ish-kryeministri ishte në gjykim në rastin tjetër “Dhuna në Komunën Qendër”