10:06 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjykata e Apelit: Rasti i aktivistëve të Vetëvendosjes është kthyer në rivendosje

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka njoftuar edhe njëherë se rasti ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes të akuzuar për terrorizëm është kthyer në rivendosje.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka përcjellë me interes raportimet e mediave, pas publikimit të komunikatës së djeshme lidhur më ndërprerjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit A.A.,F.K. dhe E.H. Për shkak të interesit të madh të mjeteve të informimit dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje. Në këtë fazë gjykata është duke e përpiluar vendimin më shkrim, në të cilin i cili do të jepen edhe arsyet”, thuhet në njoftimin e gjykatës./Indeksonline/