17:13 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjykata jep vendimin për dentisten e preferuar të VIP-ave që vodhi 1.4 milion euro

Ka kaluar më shumë se një vit qënga arrestimi i Olesia Dukës, drejtueses së një klinike dentare e cila u prangos në shkurt të vitit të shkuar pas akuzav  për mashtrim me vlera të mëdha financiare që arrinin deri në vlerën e1.4 milionë euro.

Do të ishte Prokuroria e Durrësit ajo që do të zbulonte skemën e mashtrimit të stomatologes, e cila u merrte para qytetarëve të ndryshëm duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente shumat e marra.

Ndonëse Duka, ish-bashkëshortja e kantautorit  Bojkes Lakos kërkoi ndryshim të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie ose monitorim elektronik, Gjykata e refuzoi kërkesën e saj duke e dënuar me 10 vjet burg.


Nëse i hidhni një vështrim të detajuar profilit të 38-vjeçares Olesia Dukës, në rrjete sociale, sidomos llogarisë në Instagram të klinikës që drejton prej vitesh, mund ta kuptoni fare qartë që dentistja bukuroshe e cila shfaqet vazhdimisht e kuruar nën petkun e bluzës së bardhë është një personazh jo i panjohur sidomos në jetën publike të Tiranës.

Fotografitë e ndryshme me personazhë të njohur si Fiori Dardha, Eni Koçi, Mariza Ikonomi, Rudina Magjistari, Luana Vjollca apo Floriana Garo tregojnë se doktoresha e arrestuar së fundmi nën akuzën e mashtrimit financiar, është doktoresha VIP që kujdeset për estetikën e dhëmbëve të shumë prej yjeve të ekranit shqiptar.