20:00 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjykata liron dy policët e dyshuar rreth vrasjes së Ivanoviqit

Gjykata Themelore e Mitrovicës pak më herët ka liruar dy policët e Kosovës të cilët u arrestuan dy ditë më parë nën dyshimin se kanë manipuluar provat rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla.

Prokuroria sot në mëngjes ka kërkuar nga Gjykata, që t’u caktojë një muaj paraburgim të dyshuarve. Mirëpo,  vendimi i Gjykatës  për lirimin e tyre konsiderohet i pa pritur nga Prokuroria.

“Po, të dyshuarit janë liruar, është një vendim i pa pritur, por ne nesër do të fillojmë menjëherë procedurat duke shqyrtuar mundësinë për të bërë ankesë lidhur me këtë”, ka thënë Syla për “Indeksonline”.

Ndryshe, dy policët janë Zarko Jankoviq dhe Dragica Markoviq. Ata dyshohet se një gëzhojë e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera./Indeksonline/