14:06 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjykata merr vendim për babanë që mbyti djalin me shkop në Kamenicë

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj  të pandehurit Gani Bernjashi, i cili ditë më parë mbyti djalin e tij duke e rrahur me shkop druri.

Në këtë mënyrë, Apeli ka refuzuar ankesën e avokatit të tij mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 25.05.2018, transmeton Indeksonline.

G.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, pasi që  me datë 24.05.2018, në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës. /Indeksonline/

 

 

Temat: