14:05 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Gjykata në Gjilan vendosë që luani “ilegal” të konfiskohet, duhet të zhvendoset jashtë Kosove!

Saga për fatin e luanit Gjoni duket se do të marrë fund.

Më shumë se një vit që kur luani Gjoni ishte gjetur se po mbahej ilegalisht diku në rajonin e Gjilanit, gjykata ka vendosur që luani të konfiskohet.

Me këtë vendim gjykate autoritetet përkatëse janë të detyruara të zhvendosin luanin nga kafazi ku mbahet dhe t’i gjendet një zgjidhje e përshtatshme jashtë Kosovës.

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve e ka kontaktuar edhe ministrin në detyrë, Muharrem Nitaj. Ai ka premtuar se do të bëjë çfarë është e mundur që rasti i luanit Gjoni të zgjidhet sa më shpejt./Indeksonline/