15:56 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjykata shpallë aktgjykimin kundër të akuzuarve për keqpërdorim besimi

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për veprën penale Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 të KPK-së dhe kundër të akuzuarit M.V për veprën penale Keqpërdorimi i besimit nga neni 269 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK- së.

I akuzuari S.G është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale tjetër brenda një viti.

I akuzuari M.V është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë.

“I dëmtuari RR.B është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore – juridike. I akuzuari S.G në cilësi të gjyqtarit të ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë është akuzuar nga Prokuroria se ka kryer veprën penale Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline/