13:46 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjykata u dërgon aktakuzën 12 personave për rastin e ‘Veteranëve’

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka dorëzuar sot aktakuzat palëve të përfshira në të nga Prokuroria Speciale e Kosovës për fryrje të listave të veteranëve, e njohur për publikun si rasti i “Veteranëve”.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, njëri nga të përfshirit, Xhavit Jashari.

“Po e kam pranuar aktakuzën, por akoma nuk e kam shikuar. Aktakuzë u është dorëzuar 12 të përfshirëve nëse nuk gaboj”, ka thënë Jashari.

Në këtë mes janë 12 ish-krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari kanë pranuar aktakuzat e dërguara nga gjykata. /Indeksonline/

Temat: