10:38 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

4 aktakuza për dhunë në familje përgjatë nëntorit në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit nëntor 2018, ka pranuar pesë raste të cilësuara si dhunë në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.

Për të gjitha këto raste është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar masa e paraburgimit ndaj të gjithë të pandehurve, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, gjatë muajit nëntor 2018, nga e njëjta Prokurori,  janë ngritur katër aktakuza dhe një propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/