18:47 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjykata urdhëron Trumpin që të i rikthehet aksesi gazetarit të CNN në Shtëpinë e Bardhë

Gjykata e Washington ka urdhëruar presidentin Donald Trump që të ia rikthej aksesin gazetarit të CNN Jim Acosta në Shtëpinië e Bardhë.

Aksesi i Jim Acostas i ishte larguar pas një përplasje verbale me presidentin gjatë një konference në fillim të këtij muaji, transmeton Indeksonline.

Gjykata në vendimin e saj sot tha se Shtëpia e Bardhë shkeli të drejtat e gazetarit dhe lirinë e fjalës kur hoqi aksesin e Acostas.

Pasi mbaroi procesi në gjykatë, Jim Acosta doli i gëzuar dhe ju tha bashkëpunëtoreve të tij, “Le t’i kthemi punës”./Indeksonline/