14:19 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjykata vendos për nënën e 4 vjeçares që vdiq nga zjarri në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e sigurisë ndaj nënës së 4 vjeçares që vdiq pas një zjarri në një banesë në Prishtinë, saktësisht në lagjen Ulpianë.

Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“E.A, shtetase e Shqipërisë, nënës së vajzës 4 vjeçare që vdiq nga zjarri në mëngjesin e së shtunës, i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj”, ka thënë Beka.

Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata Themelore që ndaj nënës së vajzës të caktohet paraburgimi nën dyshimin se ka kryer veprën penale shkelja e detyrimeve familjare.

Lidhur me rastin në fjalë, prokurori kujdestar, Ruhan Salihu ka urdhëruar edhe autopsinë e vajzës së vdekur.

Ndryshe, policia pak minuta pas ngjarjes kishte arrestuar nënën e vajzës 4 vjeçare ndërsa më vonë është bërë e ditur se në momentin kur ka shpërthyer zjarri fëmija (gjinia femërore) ishte vetëm në banesën ku edhe jetonin./Indeksonline/

Detaje nga vdekja e 4 vjeçares në Prishtinë, rrëfehen fqinjët [Foto]