12:53 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Policia për vdekjen e 4 vjeçares: Është ngulfatur nga tymi

Vajza katër vjeçare dyshohet se ka vdekur si pasojë e ngufatjes nga tymi. Këto janë informatat e para që Policia ka marr nga QKUK-ja, pasi që vajza ka ndërruar jetë.

Mësohet se vajza e vogël ishte fëmijë i një shtetaseje nga Shqipëria e cila po jetonte në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orën 06:00 ku bashkë me zjarrfikësit dhe shërbimet shëndetësore kanë dale në vendin e ngjarjes.

“Nga aty kanë marre një fëmijë të cilën e kanë dërguar për në QKUK. Në ora 07:43 kemi marrë informatën se fëmija 4 vjeç, që ishte dërguar më herët për tretman mjekësorë si pasojë e tymit nga zjarri ka ndërruar jete. Nga informacionet e para dyshohet se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e  ngulfatjes nga tymi për shkak të zjarrit. Policia po punon për hetimin e shkaqeve që kane sjelle deri te kjo ngjarje”, ka thënë  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Disa fqinje që jetojnë në ndërtesën ku ka ndodhur zjarri kanë rrëfyer për Indeksonline se si ka ndodhur ngjarja.

“Kjo që ka ndodhë është vërtet e tmerrshme, ka pasur flak e tym plotë thonë se e ka lënë fëmijën vet aty. Gruaja që ka banuar në banesë ka qenë e Shqipërisë, qeragji qe një muaj, dy. Fëmija ka vdekur në orën 5 e gjysmë të mëngjesit siç edhe kanë lajmëruar”, ka thënë një banore e kësaj ndërtese.

Është bërë e ditur se gruaja që i ka vdekur fëmija është shtetase nga Shqipëria e cila po jetonte në banesën në lagjen Ulpiana. Policia është duke e hetuar rastin./Indeksonline/

Detaje nga vdekja e 4 vjeçares në Prishtinë, rrëfehen fqinjët [Foto]