15:21 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Merret vendimi për nënën e vajzës 4 vjeçare që ndërroi jetë në Prishtinë

Policia e Kosovës sot rreth orës 06:00 të mëngjesit  ka pranuar informacionin se në lagjën Ulpianë, saktësisht  rruga “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë, në një banesë, një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njësiti policor ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion dhe aty është gjetur fëmiu (gjinia femërore, viti i lindjes 2014), i cili në gjendje të rëndë shëndetësore me ndihmë të shpejtë është pëcjellë për në QKUK.

Në vendin e ngjarjes Policia ka konstatuar se ishte duke u djegur një banesë ku dyshohet se kanë banuar viktima me nënën e saj shtetase e Shqipërisë ( e dyshuara femër E.A. viti i lindjes 1990). Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrëfikësve të cilët kanë shuar zjarrin, përderisa nga stafi mjeksor rreth ores 07:43, është pranuar informacioni se fatëkeqësisht fëmiu nuk ka mund të mbijetoj.

“Policia e Kosovës me autoritete kompetente po heton rrethanat dhe shkaqet se si ka ndodhur ky incident tragjik dhe sipas vendimit të prokurorit kujdestar i cili poashtu ka dal ne vendngjarje ndaj të dyshuarës femër shtetase e Shqipërisë është lëshuar aktvendim mbi ndalimin e përsonit të arrestuar dhe e njëjta është derguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë zëdhënsi i PK-së, Daut Hoxha për “Indeksonline”.

Sipas PK-së, dyshohet që ajo ( e dyshuara femër E.A. viti i lindjes 1990) nuk ka qenë aty kur banesa është djegur dhe viktima (fëmija) ka qenë i vetëm gjatë incidentit. Trupi i pajetë i fëmiut është derguar për obduksion, perderisa hetimet nga njësitet kompetente janë në proces nën dyshimin se është kryer vepër penale “shkelje të detyrimeve familjare”./Indeksonline/

Detaje nga vdekja e 4 vjeçares në Prishtinë, rrëfehen fqinjët [Foto]