18:13 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjyqtari i ndeshjes Barcelona – Roma, me fat për italianët

Do të jetë holandezi Danny Makkeile gjyqtari i sfidës Barcelona-Roma, ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në “Camo Nou”.

Ka vetëm një precedent në karrierën e tij duke gjykuar verdhekuqtë dhe në atë rast italianët triumfuan.

Faktikisht, holandezi ka drejtuar ndeshjen kur Roma fitoi 4-0 në fushën e Villarreal në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Europa League, në 16 shkurt 2017, kur Edin Dzeko shënoi një tregolësh mbresëlënës.

Ndihmësit e Makkelie do të jetë bashkëatdhaterët e tij Mario Diks dhe Hessel Steegstra. Gjyqtarët e portës do të jenë Kevin Blom dhe Kamphuis Jochem, ndërsa gjyqtari i katërt është Jan de Vries.

Holandezi, në ndeshjen e tij të 16-të në Champions League. Për herë të parë ai do të drejtojë një ndeshje të luajtur nga Barcelona.

Temat: